
Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjës së sotme në Ligën e Kampionëve.
Manchester City ka arritur të fitoj me përmbysje ndaj Dortmundit në shtëpi. Jude Bellingham shënoi i pari për mysafirët, derisa për Cityn realizun Stones dhe Erling Haaland.
Edhe sonte nuk kanë munguar befasitë e njëra ndër to është padyshim fitorja e Benficës në udhëtim te Juventusi me rezultat 1 me 2.
Befasi tjetër mund të quhet edhe barazimi i Chelseat me skuadrën austriake, Salzburg 1:1.
Paris Saint German dhe Real Madridi vazhduan me fitoret e radhës. PSG mposhti në udhëtim Maccabi Haifan me rezultat 1 me 3, ndërsa në anën tjetër në Santiago Bernabeu Reali mposhti gjermanët e Leipzigit 2:0.
Rezultatet tjera janë këto: Shahktar Donetks – Celtic 1:1, Copenhagen – Sevilla 0:0, Rangers -Napoli 0:2.