
Manchester City tashmë ka identifikuar zëvendësimin për norvegjezin Erling Haaland, i cili mund të largohet nga ekipi anglez pas dy sezonesh.
“Kikcer” raporton të premten se City po monitoron sulmuesin e Borussia Dortmundit, Yousouffa Moukokon, të cilin po e sheh si pasardhës ideal të Haalandit.
Mësohet se edhe trajneri Pep Guardiola ka aprovuar transferimin e Moukokos, i cili ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2026.
Te City po planifikojnë të sigurojnë 18-vjeçarin, në mënyrë që ta transferojnë në vitin 2025.
Moukoko prej vitit 2020 është promovuar në ekipin e parë të Dortmundit, ndërsa këtë sezon ka shënuar 6 gola e po aq asistime në 26 paraqitje në të gjitha garat.