Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Çka do me thanë, kryeministër?”, Haradinaj rrëfen bisedën me ish-presidentin Rugova

Gazeta10
26 November 2026 - 20:46

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka rrëfyer në emisionin “Politiko” në Kanal 10 një bisedë që kishte zhvilluar me ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, pas vrasjes së vëllait të tij, Enver Haradinaj.

Ai ka treguar se Rugova, në shenjë respekti pas vrasjes së Enverit, kishte shpallur ditë zie, ndërsa gjatë takimit kishin zhvilluar edhe një bisedë lidhur me vrasjet dhe përpjekjet për të nxitur vëllavrasje mes shqiptarëve.

“Më kujtohet kur në varrimin e vëllait tim, Enverit, presidenti Rugova e pati shpallur ditë zie. Më tha: ‘Çka do me  thanë, kryeministër?’. I thashë: ‘President, edhe ti e di se dikush po mundohet me na mbjellë vëllavrasjen’”, ka rrëfyer Haradinaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.