Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Çka do të ndodh sot në Kosovë

Gazeta10
08 November 2022 - 6:28

09:00

Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë diskuton për caktimin dhe organizimin e punëtorisë së radhës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

09:30

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), me mbështetjen e UNFPA-së, organizon konferencën “Java e Regjistrimit të Popullsisë 2023”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti; Liburn Aliu, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; Arnhild Spence, koordinatore për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë etj. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 

10:00

Organizatat Syri i Vizionit, Balkan Sunflowers Kosova, Roma and Ashkali Documentation Center dhe Voice of Roma, Ashkali and Egyptians – në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal mbajnë konferencën “Buxheti komunal i planifikuar për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian” që ka për qëllim qasjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në implementimin e buxheteve komunale. (Restorant “Vila Gërmia”, Prishtinë) 

10:00

Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme. Në rend është shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë. (Ndërtesa e Kuvendit)

11:00

Kuvendi mban seancë plenare. Në rend dite është shqyrtim i dytë i Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, Projektligjit për mbështetjen e punëve publike dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë. (Ndërtesa e Kuvendit)/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.