Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Çka do të ndodh sot në Kosovë

Gazeta10
18 November 2022 - 6:51

10:00

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban diskutimin me temën “Momentumi i ri në raportet Kosovë – Serbi: Cila është rruga përpara?”. Marrin pjesë: Mimoza Kusari-Lila – LVV; Lulzim Peci – KIPRED; Miodrag Miliçeviq – AKTIV etj. (Hotel “Opera”, Prishtinë) 

10:00

Drejtoresha e misionit të USAID-it, Zeinah Salahi, dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, marrin pjesë në ngjarjen nismëtare të Këshillave Sektorial për Fuqi Punëtore, si pjesë e aktivitetit të USAID-it “Zhvillimi i fuqisë punëtore i udhëhequr nga sektori privat”. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë)

10:00

Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS), në kuadër të shënimit të Javës për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor, mban tryezën e diskutimi “Drejtësia në raport me aksidentet rrugore në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

11:00

Ambasadori i Francës, Olivier Guérot, do të vizitojë Institutin për Aftësime Profesionale – KTC. Aty aktualisht po organizohet Java e Shijes, një aktivitet gjatë të cilës shefi i kuzhinës, Christophe, mban një trajnim profesional me 8 deri në 10 të rinj që punojnë në fushën e hotelerisë dhe gastronomisë. (KTC, Rr. “Arbëria”, Fushë-Kosovë)

12:15

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

13:00

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mban konferencë për medie. (Ministria e Ekonomisë)

13:00

Mbahet vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. Në rend dite është shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë etj. (Kuvendi Kosovës)

16:00

Konferenca për media e Kombëtares së Ishujve Faroe, para ndeshjes miqësore me Kosovën.  (Stadiumi “Fadil Vokrri”)

16:30

Stërvitja zyrtare e Kombëtares së Ishujve Faroe. (Stadiumi “Fadil Vokrri”)

17:30

Kombëtarja e Kosovës mban konferencë për medie, para ndeshjes miqësore me Ishujt Faroe.  (Stadiumi “Fadil Vokrri”)

18:00

 Stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”)

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.