Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Çka do të ndodh sot në Kosovë

Gazeta10
25 November 2022 - 6:41

08:30

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të vizitojnë shkollën fillore “Faik Konica”. (Sh.F. “Faik Konica”, Prishtinë) 

09:15

Zv.kryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pret ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka. (Objekti i MPJD-së)

09:45

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) bën prezantimin e Udhërrëfyesit të financimit të bazuar në përformancë të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 

12:00

Vihet gurthemeli e shtatores së heroit  të Kuvendit të Kosovës në Prizren më 1945, deputetit dhe tribunit të kombit, Ramiz Cernica. (Para objektit të Komunës, Gjilan)

12:00

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës shënon 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindjen e heroit legjendar, Adem Jashari. (Lokalet e LSHK-së rr. “Jashar Salihu”, Prishtinë)

13:00

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban konferencë për medie. (Selia e AAK-së)

18:00

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bën hapjen e ceremonisë së fushatës globale“16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. (Te Biblioteka Kombëtare)/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.