Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çka do të ndodh sot në Kosovë

Gazeta10
01 December 2022 - 6:46

09:00

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, N302) 

11:00

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti bën shqyrtimin e kërkesave buxhetore të institucioneve që i raportojnë Komisionit, lidhur me Projektligjin nr.08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

11:00

Në kuadër të Ditës botërore të luftës kundër sëmundjes së HIV/AIDS, Drejtoria e Shëndetësisë e komunës së Prishtinës bën hapjen e Qendrës Mobile për testim. Merr pjesë kryetari Përparim Rama. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

12:00

Rrjeti i Grupit të Grave në Kosovë (RrGGK) organizon protestë në shenjë revolte për vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) 

12:00

Në kuadër të Ditës botërore të luftës kundër sëmundjes së HIV/AIDS, Drejtoria e Shëndetësisë e komunës së Prishtinës mban panel diskutimi me temë “BARAZIA-DITA BOTËRORE E HIV/AIDS”.

(Salla e amfiteatrit në objektin e Qendrës së Studenteve)

13:00

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike bën intervistimin e  dëshmitareve nga ZRrE për periudhën 2013-2017 dhe dëshmitarëve nga KEK për periudhën 2018-2022. (Ndërtesa e Kuvendit, N204)

13:00

Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruan nesër kontratë sponsorizimi me Kompaninë Burger King. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

16:00

Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist organizon protestë në shenjë revolte për vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.