Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Gazeta10
21 Dhjetor 2022 - 6:51

10:00

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizon tryezën “Konsumatorët në tregun e telekomunikimeve”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen  e Fëmijëve në Kosovë  (KOMF) mban ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për gazetarë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe Mirënjohjeve vjetore “Mik i fëmijëve” për kontribuuesit në fushën e mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë. (Mensa “Ramiz Sadiku”, Prishtinë) 

10:00

Përurohet projekti i termoizolimit të objektit të shkollës, në kuadër të masave të efiҫiencës së energjisë, me financimin e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) dhe Zyrës së Bashkimit Evropian. (ShFMU “Shaban Shala”, Podujevë) 

10:00

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e shqyrton Raportin me Rekomandime të Komisionit Funksional për Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik dhe për Projektligjin për Zyrtarët Publikë. (Ndërtesa e Kuvendit, C203)

10:00

Mbahet takimi konsultativ për Planin Kombëtar të Veprimit për Bujqësi Organike të Kosovës. (Hotel “Prishtina International”)

11:00

Iniciativa për Progres (INPO) mban konferencë për medie, ku do të publikohet raporti i planifikimit të prokurimit të komunave për vitin 2022. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

13:00

Partia Socialdemokrate (PSD) mban aktivitet afër Kuvendit të Kosovës. Më pas, për mediet do të pronocohet anëtari i Kryesisë, Dren Kukaj. (Para objektit të Kuvendit)

14:00

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon diskutimin e parë publik për të analizuar rolin dhe kapacitetet e Kuvendit të Kosovës për të trajtuar “vettingun” dhe iniciativat e tjera ligjore që ndërlidhen me reformën në drejtësi. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.