Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Çka do të ndodh sot në Kosovë

Gazeta10
21 October 2022 - 6:38

09:00

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me një delegacion nga Komonuelthi i Australisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

09:00

Kolegji AAB, në bashkëpunim me partnerët implementues të projektit “Hapësirat Mësimore në Arsimin e Lartë”, të financuar nga fondet e programit Erasmus Plus të Komisionit Evropian organizon konferencën rajonale “Hapësirës mësimore në arsim”. (Kolegji “AAB”, Fushë-Kosovë)

10:00

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Ermal Koci – kryeshef Financiar në KESCO dhe Alpin Dogan – kryeshef ekzekutiv-KEDS. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)

10:00

Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 220-të. (Platforma Zoom)

10:30

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit takohet me Komisionin Parlamentar homolog për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut nga Republika e Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)

11:00

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston dëshmitarët që kanë udhëhequr prokurimin në KEK për periudhën 2006-2008: Ymer Dragusha; Argjent Këpuska dhe Njazi Thaçi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

12:00

Kryeministri Albin Kurti pret në takim liderët e partive opozitare në vend. (Ndërtesa e Qeverisë)/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.