Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Çka do të ndodh sot në Kosovë

Gazeta10
22 October 2022 - 8:23

07:00 – 12:00

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) organizon mbajtjen e testit me shkrim në kuadër të procesit të rekrutimit të gjyqtarëve të gjykatave të Republikës së Kosovës nga lëmia penale. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe Zhvillim, Vushtrri)

09:00

Me iniciativë të Presidentes Vjosa Osmani mbahet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, një organizim i pari i këtij lloji në historinë e Kosovës. Forumi organizohet në bashkëpunim me zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme, znj. Donika Gërvalla Schwarz dhe mbështetet nga partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

10:00

Federata e Pingpongut zhvillohen ndeshjet e ligës U17 për meshkuj dhe femra ku pas përfundimit të xhirove të rregullta do të zhvillohen ndeshjet e play off-it për ta përcaktuar kampionin. (SHFMU “Tefik Çanga”, Ferizaj)

10:30

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën për medie: “Projektligji për paga dhe ligji për zyrtarët publik: problemet dhe mangësitë e identifikuara”. (Zyrat e GLSP-së)

11:00

Lëvizja Vetëvendosje! mban dy mbledhjen Këshillit të organizatës Gratë për Vetëvendosje. (Hotel Grand)

16:30

Lëvizja Vetëvendosje! mban dy mbledhjen Këshillit të organizatës Rinia për Vetëvendosje. (Hotel Grand)/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.