Gazeta10

“Çka mendonte Rugova për Xhafer Devën?” “krahasimi banal” që kapi Spahiun e Matoshin

Situata e krijuar nga zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore, ka përplasur sot panelistët e “Politikos”.

Përderisa, opinionisti Nexhmedin Spahiu vlerësoi se tensionet në veri janë ndalë për shkak të organizimit të Policisë, komentatori, Halil Matoshi e kundërshtoi ashpër duke e pyetur se ‘’a vendoset demokracia me polici?’’.

Qysh bre Nexh ti po mendon që demokracia vendoset me polici a? Spahiu ti po mendon që demokracia me një zonë vendoset me polici? Po bojka edhe pa demokraci a? Në çfarë baze e ka fituar Kosova shtetësinë, me çfarë kritere? Shih ti. Krahasim banal, me krahasu Kosovën në zemër të Evropës me Ruandën.” , tha ai gjatë debatit.

Por, një vlerësim krejtësisht jashtë sistemit politik të vendit, e pati Spahiu i cili e cilësoi demokracinë si një ‘’lluks’’ për shtetin.

Demokracia është lluks i shtetit. Bon edhe pa të. Me bazën e interesit strategjik të perëndimit, se për humanitet kishin intervenu në Ruandë ku janë vrarë 900 mijë vetë, por atje s’kanë intervenuar, kanë intervenu në Ksoovë.”, tha Spahiu gjatë debatit.

Një tjetër element që përplasi dy protagonistët ishte edhe çështja e çlirimit të Kosovës, ku Spahiu bëri bashkë Ibrahim Rugovën e Xhafer Devën si persona meritues për këtë.

Kosova është sot shtet, falë të drejtave të njeriut, Kartës së OKB-së, falë kapitullit 7 të OKB-së që është e drejta humanitare. Të bëhemi ferr me aleatët tonë, mos t’i poshtërojmë në studio. Një demokrat me bindje si Ibrahim Rugova, me një nazi-fashist po i bën bahskë? E keni kontaminu historinë. E kam pyetur, unë kam qenë bashkëpunëtor i ngushtë i tij.”, iu drejtua Matoshi bashkëfolësit të tij.

Edhe falë vizionit të Ibrahim Rugovës e Xhafer Devës. Vete Ibrahim Rugovën se çka ka mendu për Xhafer Devën.”, ishte kundërpërgjigja e Spahiut./Gazeta10

NË FOKUS

IMG_1587
Kurti dhe Sveçla non grata – Sanksionet amerikane, Euronews Albania siguron dokumentin e SHBA-ve
Aksident
Pamje nga momenti i aksidentit të rëndë ku humbi jetën i riu në Skenderaj (VIDEO)
96121685371735-1
Lista Serbe i ka dy kushte për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme në veri
albin-kurti-1880x1254-1
Kurti thyen heshtjen, tregon mbështetjen e kujt e ka për ndërhyrjen në veri
351010595_641934294108306_3806447069936236755_n
LAJMI I FUNDIT: Shpërthim i fuqishëm në veri të Mitrovicës
behtiri e matoshi
‘’Mshele atë qene*’’- Eskalon debati mes Bahtirit e Matoshit: Çfarë gjaku ki ti, kallxom?
vvvv
"Mua s'më intereson Serbia, jam kosovar sikur ju" - Kërstiq me tone të ashpëra ndaj Mujës
kushtrimi
Sadiku për deklaratat e Escobarit: Nëse Kurti s’vepron, pritet gjithçka - përfshirë edhe rrëzimin e tij