Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çka nëse Serbia ri-sulmon Kosovën/ Kërstiq: Mund t’i shohë avionët e NATO-s përsëri

Gazeta10
13 December 2023 - 20:59

Duke komentuar deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e cila ka paralajmëruar ka informacion që Serbia është duke planifikuar sulm ndaj Kosovës, gazetari serb Branislav Kërstiq ka thënë se kjo nuk ka gjasa më të ndodh.

“Nëse ndodh që Serbia e sulmon Kosovën, atëherë Serbia vjen në një pozitë ku mund t’i shoh aeroplanët e NATO-s edhe njëherë”, ka thënë Kërstiq në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’.

Ai ka thënë se nuk ekziston asnjë grup i armatosur në veri që po planifikon sulm ndaj Kosovës, mirëpo sipas tij, presidentja Osmani duket se po ka dëshirë që ta vesh uniformën dhe të niset për ta mbrojtur kufirin në me Serbinë, raporton gazeta10.

“Brenda komunitet serb në veri nuk ekziston asnjë mobilizim e as një rezistencë për sulem të mundshme të paralajmëruara. Ajo që kam parë është një tendencë e presidentes Osmani për ta veshur uniformën e për t’i drejtuar ushtarët në ruajtjen e kufirit me Serbinë”, ka thënë Kërstiq. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.