
Një qytetar është ankuar se në dalje të Kishnicës është shembur dheu dhe po i rrezikon këmbësorët dhe njëkohësisht edhe veturat.
Për këtë problem në lidhje direkte është edhe drejtori i shërbimeve publike në Gjilan Kushtrim Ibrahimi, raporton Gazeta10.
Sipas tij, ajo pjesë nuk i takon drejtorisë së Gjilanit por Ministrisë së Infrastrukturës, raporton Gazeta10.
“Po kemi informata edhe pse ajo pjesë është e Ministrisë së Infrastrukturës, pamjet i kemi parë edhe na edhe pse shumica janë qytetarë të Gjilanit të cilit lëvizin nga pjesa e Gjilan në Prishtinë kemi kontaktuarë me pjestarë të ministrisë, ata kanë dal dhe e kanë pastruar atë pjesë, mirëpo sipas informatave dheu nuk është i vendit, sepse më herët transportuesit kanë hedhur dhe aty”, tha au në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë./Gazeta10