
Teksa procesi i votimit është duke vazhduar në të gjitha komunat e Kosovës, shumë qytetarë po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Gazetarja e Kanal10, Bleona Dallaveraj, e cila po raporton nga qyteti i Lipjanit, ka intervistuar disa qytetarë për të kuptuar se cilat janë pritshmëritë e tyre për katër vitet e ardhshme.
“Në katër vitet e ardhshme presim diçka më mirë, do të fitojë ai që e meriton.”
“Me votën tonë presim të ketë ndryshime të mëdha, sipas votimit që e kemi bërë.”
“Më së shumti Lipjani ka nevojë për punë, sepse për asfalt mendoj që është bërë mjaft.”
“Pres të ketë ndryshime rrënjësore në komunën e Lipjanit, janë mbi 30 fshatra që ende nuk kanë ujësjellës.”
“Ka nevojë për më shumë infrastrukturë, sidomos parkingjet janë në gjendje shumë të keqe.”
Këto ishin disa nga përgjigjet e qytetarëve të kësaj komune.
Sipas të dhënave të deritanishme, në Komunën e Lipjanit kanë votuar 11,279 qytetarë.