Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çmimet e derivateve, nafta 2 cent më lirë se dje

Gazeta10
10 Maj 2026 - 12:44

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datat 10 dhe 11 prill 2026.

Sipas vendimit të bazuar në çmimet e tregut ndërkombëtar, çmimet e reja janë: Nafta (dizel): 1.61 euro për litër, Benzina: 1.50 euro për litër dhe Gasi: 0.79 euro për litër.

Krahasuar me çmimet e një dite më parë, nafta është liruar për 2 cent, kurse gasi për 1 cent.

Këto çmime vlejnë për të dielën dhe të hënën, ndërsa hyrja në fuqi bëhet nga ora 10:00.

Ministria gjithashtu ka bërë të ditur se qytetarët mund të adresojnë ankesat e tyre përmes emailit zyrtar ose numrit pa pagesë të konsumatorëve.

Vendimet për çmimet e derivateve publikohen rregullisht bazuar në lëvizjet e tregut ndërkombëtar të naftës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.