Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Shkrimtari Shehan Karunatilaka fiton çmimin ‘Booker Prize’ për rrëfimet e luftës

Gazeta10
19 October 2022 - 13:14

“7 Hënat e Maali Almeidas”, një satirë mbinatyrore e shkruar nga Shehan Karunatilaka ka fituar çmimin prestigjioz “Booker Prize”.

Novela e shkrimtarit nga Sri Lanka tregon aventurat e një fotografi që zgjohet i vdekur dhe që ka një javë kohë për t’u kërkuar miqve fotot e tij që ekspozojnë brutalitetin e luftës civile në vendin aziatik, shkruan Euronews Albania, raporton Gazeta10.

“Aktualisht atje duket se është kthyer normaliteti, por beteja nuk ka mbaruar. Ne vazhdojmë të shohim zëra të cilëve u mbyllet goja, ndaj beteja është diskretituar dhe njerëzit arrestohen për akuza nga më qesharaket. Është e lehtë të krahasosh 2022-shin me tmerret e viteve 1989 dhe 1983. Nuk mendoj se jemi në atë pikë, por sinjalet janë dhënë. Në Sri Lanka askush nuk e di se çfarë kthese do të marrin gjërat dhe se çfarë do të ndodhë. Ndaj janë kohë interesante për të shkruar novela. Por personalisht do të preferoja një vend paqësor dhe novela të mërzitshme”, u shpreh shkrimtari.

Shkrimtari Shehan Karunatilaka, gjatë cermonisë së marrjes së çmimit “Booker Prize 2022”

Ky nuk është çmimi i parë për autorin, ai në vitin 2012 fitoi edhe çmimin DSC për Letërsinë e Azisë Jugore për librin e tij “Chinaman”.

Çmimi ‘Booker Prize’ është një çmim letrar që jepet çdo vit për romanin më të mirë të shkruar në anglisht dhe të botuar në Mbretërinë e Bashkuar ose Irlandë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.