Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Coca-Cola HBC rangohet për herë të shtatë si kompania më e qëndrueshme e pijeve në botë

Gazeta10
20 February 2024 - 15:26

Coca-Cola HBC me krenari njofton për dy renditje të rëndësishme ESG gjatë shkurtit 2024 teksa kompania vazhdon rrugëtimin drejt objektivave të saj të qëndrueshmërisë.

Kompania njoftoi në dhjetor 2023 se është renditur edhe një herë si kompania më e qëndrueshme e pijeve në botë nga Indekset e Qëndrueshmërisë Dow Jones 2023 (DJSI). Standardet DJSI janë ndër standrdet kryesore, globale të qëndrueshmërisë në botë. Kjo është hera e shtatë që Coca-Cola HBC renditet në vendin e parë dhe për të 13-tin vit radhazi është në mesin e tre performuesve më të mirë.

Indekset DJSI janë emetuar nga S&P Global. Renditjet e The S&P Global Sustainability Yearbook 2024 janë tashmë të disponueshme dhe konfirmojnë renditjen globale numër një të kompanisë në industrinë e pijeve. Rezultati i kompanisë e pozicionon atë me 1% më lartë nga 9,400 kompani në 62 industri.

Coca-Cola HBC është gjithashtu në listen e CDP’s A për angazhimin e saj ndaj transparencës për klimën dhe ujin. Ajo i bashkohet numrit të vogël të kompanive që kanë arritur një vlerësim të dyfishtë nga CDP.

Kryeshefi Ekzekutiv Zoran Bogdanoviç theksoi: “Këto arritje janë rezultat i vizionit dhe objektivave tona të qarta në qëndrueshmëri, mendësisë sonë të guximshme dhe sipërmarrëse sidhe besimit tonë të fortë se qëndrueshmëria është një krijues i vërtetë i rritjes dhe vlerave biznesore. Investimi ynë i vazhdueshëm në teknologji, inovacion, partneritet dhe gatishmëri për të provuar gjëra të reja po na ndihmonë gjithashtu të ndërtojmë rrugën tonë të qëndrueshmërisë”.

“Së bashku ne po ecim drejt qëllimeve tona të qëndrueshmërisë ndërsa vazhdojmë të hapim mundësi për një të ardhme më të qëndrueshme,” deklaroi Bogdanoviç.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.