Gazeta10

Çollaku: Brenda pak javësh duhet të përmbyllet marrëveshja e Asociacionit ose të shkojmë në zgjedhje

Sipas Adrian Çollakut kryetarët e rinj të veriut të cilët u betuan sot, nuk do të mund ta ushtrojnë detyrën e tyre nga objektet shkollore.

Çollaku thotë se organizimi i zgjedhjeve në veri u bë për t’i “përmbushur” përplasjet mes liderëve të të dyjave vendeve, Kurtit dhe Vuçiqit për ta përshpejtuar themelimin e Asociacionit.

“Me 2% s’ka qeverisje, kjo është procedurë që është dashtë me ndjekë ne si shtet. Nuk është dashtë të biem në shantazhin e serbëve dhe të Serbisë sepse këtu Serbië është faktori kryesor. Mirëpo, kryetarët e rinj e dinë që s’janë kryetar real, janë aty për t’i përmbushur përplasjet Prishtinë-Beograd edhe me përshpejtu çështjen e themelimit të Asociacionit. Jo këta, por Kurti e Vuçiqi. Kryetarët rrinë nja 1-2 muaj aty, edhe qaq.”, tha Çollaku në Politiko.

Ai ka theksuar se kryetarët e veriut s’do të mund të arrijnë të qeverisinë me komunat në këtë formë, pa legjitimitet e pa objekt ku do ta zhvillojnë mandatin e tyre.

Me fol për një kryetar që betohet në një shkollë, për cfarë serioziteti me fol, kur s’po mundet me ba betimin. Proceduralisht është përmbushur një obligim kushtetues, këta kryetar janë pasojë e një vendimi që Kurti e ka marrë për çështjen e targave.”, u shpreh tutje ai.

Çollaku ka paralajmëruar se në javët në vazhdim Kosova e Serbia duhet ta përmbyllin marrëveshjen për Asociacionin, ose do të ketë sërish zgjedhje në ato komuna të vendit.

“Kë do ta bëjnë nënkryetar/e. Ne mujm me ba filma. Por, e di që kryetarët kanë qenë kandidat të një partie, dhe e kanë plotësu këtë aspektin procedural. Brenda pak javësh ne duhet ta përmbyllum marrëveshjen e Asociacionit ose duhet të merremi vesh, a të shkojmë në zgjedhje a çka të bëjmë me atë pjesë, se këta prej shkolles s’mujnë me ushtru funksionin”, pohoi Çollaku./Gazeta10

NË FOKUS

albin-kurti-1880x1254-1
Kurti thyen heshtjen, tregon mbështetjen e kujt e ka për ndërhyrjen në veri
kurti-3
Kurti zgjohet me reagim për veriun - U dërgon mesazhe ndërkombëtarëve dhe serbëve në veri
kerstiq veriu
Gazetari serb nga veriu: Rezistenca e serbëve vdiq sot, mjaftuan disa policë e shok-bomba
346132544_251573380886211_2478339792372512310_n
Pamje dramatike nga rrahja në aeroport (VIDEO)
IMG_6871-1024x700-1
Gruaja kosovare që u vra nga burri në Zvicër, la pas vetes 4 fëmijë
kerstiq veriu
Lëndohet gazetari serb, Branislav Kërstiq, goditet me mjete të forta në Zveçan
p06-191004-314
“Katër fëmijë i kam lënë pa bukë”: Këshilltari i shkarkuar i Konjufcës ankohet për kredin 76 mijë euro
maxresdefault (1)
"Më mirë lexo çfarë thotë pjesa tjetër e botës" - Vazhdon përplasja e ashpër e Von Cramonit me Bashën