Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Detaje për deputetët fitues të LDK-së, Çollaku: Arben Gashi i ka rreth 17 mijë vota!

Gazeta10
18 February 2025 - 21:54

Komentatori politik, Adrian Çollaku ka komentuar rezultatet preliminare të listës së kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Këta po pretendojnë që i kanë 40 mijë. Nëse i kanë 40 mijë këta e shtojnë edhe një deputet minimal”, ka thënë Çollaku.

Çollaku ka theksuar votat e diasporës mund të bëjnë një ndryshim të vogël në renditje.

“Mund të ketë ndryshim. Edhe Marigona Geci ka hy, pastaj edhe Armend Zemaj me gjasë ka kalu sipas informacioneve që i kam”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka dhënë detaje edhe për kandidatët e tjerë të LDK-së.

“Dikush prej LDK-së prej shtabit m’i dha disa informacione.  Arben Gashi i ka rreth 17 mijë vota. Krenar Xhaferi është afër. Avdullah Hoti ka marrë vota mirë”, ka thënë ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.