Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Çollaku: Kurti veç nëse e rrëzon veten, opozita s’ka fuqi e as dije

Gazeta10
01 June 2023 - 22:27

Komentatori politik, Adrian Çollaku ka komentuar kërkesën e AAK-së lidhur me mocionin e votëbesimit ndaj Qeverisë Kurti, shkruan Gazeta10.

Sipas tij, opozita nuk mund ta rrëzoj Kurtin sepse nuk kanë fuqi e as dije.

Çollaku thotë se rrëzimi i qeverisë së Kurtit mund të vie, vetëm nëse kryeministri e rrëzon veten.

“Opozita nuk ka qëndrim sa i përket dialogut. PDK e LDK e dini sa zhurmën e kanë bërë duke i thënë kryje marrëveshjen, kur erdh koha i thanë mos e bë se s’koka mirë. Sepse opozita nuk sheh mundësi tjetër të rrëzimit të Kurtit përveç përplasjes me SHBA-në. Por po harrojnë që Kurti e ka vetëm një opsion, vetëm nëse Kurti e e rrezon vetën, opozita nuk ka as fuqi as dije. S’shkon mocioni tutje, vetëm nëse Kurti nuk e bën Asociacionin atëherë shkon në zgjedhje. Unë jam i bindur se Kurtin e bën Asociacionin.’’, tha ai në “POLITIKO”.

Sa i përket veprimeve të fundit të kryeministrit të vendit lidhur me kryetarët e rinj në komunat veriore, Çollaku tha se efekti i vendosjes së veriut në prioritet e ka përshpejtuar themelimin e Asociacionit.

‘’Pika më e fortë e Kurtit e vërtet është që është dialogu. Tash tjetër send është nëse Kurti e ka merri efektin, objektivin që e ka pas. Albin Kurti s’është marrë me kurgjo, përveç dialog dhe veri. Pavarësisht që ka qenë prioritet numër 7 tash është bërë numër 1. Por, efekti i marrja me veriun, është përshpejtimi i themelimit të Asociacionit. Vendimi për targa ta ka shpejtuar themelimin e Asociacionit. Jem duke fol për një kryeministër që ka ardh në pushtet duke thënë se s’ka Asociacion dhe dialogun nga 7 e ka kaluar në numër 1.’’, tha ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.