Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Çështja e shkëputjes” – Çollaku: Me themelimin e Asociacionit, rrezikohet ekzistenca e Kosovës

Gazeta10
07 November 2022 - 21:20

Komentatori politik, Ardian Çollaku ka konsideruar se po rrezikohet ekzistimi i shtetit të Kosovës, në rast se ndërkombëtarët insistojnë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Çollaku në Politiko tha se me zbatimin e kësaj marrëveshje, në ato pjesë të Kosovës do organizohen struktura nën dirigjimin e Beogradit, shkruan Gazeta10.

“Nëse na kërkohet me çdo kush ta formojmë Asociacionin, dhe në anën tjetër këta japin dorëheqje, ideja ëstë që duhet të ketë organe të reja atje, sepse duhet të ketë zgjedhje. Sepse pa institucione kredibile ti s’mund ta formosh Asociacionin. Pra, presioni që e kemi pasë për formimin e tij, dhe këto detyra s’po i bëjmë, atëhere neve na paraqitet çështja e shkëputjes. Këtu flasim për një strukturë të organizuar dhe nën dirigjimin e Beogradit. Në këtë situatë nëse gjendja vazhdon kësisoji ekziston rreziku që të shkojmë drejt shpëkutjes de-fakto. Këtu rrezikohet edhe vet ekzistimi i shtetit tonë”, tha Çollaku në Politiko./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.