Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Çollaku për ftesën e Kurtit: Ky pret aty me shku me bo filma

Gazeta10
24 December 2024 - 22:35

Analisti politik, Adrian Çollaku ka komentuar deklarimin e fundit të kryeministrit të vendit, Albin Kurtit, i cili ka thënë se është i gatshëm të intervistohet nga Prokuroria Speciale në Kryeministri dhe se raste të tilla të intervistimit ka pasur edhe në qeverisjet e tjera.

Çollaku ka kritikuar kryeministrin e vendit për qasjen ndaj Prokurorisë Speciale, duke thënë se kjo shpërfaq tentimin e tij për të bërë filma para fushatës zgjedhore.

Tutje, ai ka theksuar se kjo praktikë nuk është aspak e mirë.

“Ky pret aty me shku me bo filma. Nëse Prokuroria e ka pas ni standard, mendoj qe duhet me shku te njejtin sen me bo. Nuk është e mirë, është precedent shumë i keq”, ka thënë Çollaku. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.