Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çollaku përplaset me Selmanajn për opozitën e LDK-së: Më shumë ka impakt PSD-ja se ju

Gazeta10
27 April 2023 - 21:53

Adrian Çollaku ka kritikuar opozitëbërjen e LDK-së në këtë qeverisje, teksa e ka krahasuar me PSD-në, që sipas tij më shumë impakt kishte kjo parti joparlamentare me aksionet e saj sesa partia që dikur drejtonte me vendin.

Çollaku në një përballje me deputetin e kësaj partie, Driton Selmanaj në Politiko në Kanal10, theksoi se LDK-ja si opozitë nuk është vërejtur fare në përballjet e shumta në seancat plenare të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta10.

“Puna e zgjedhjeve është si puna e boksit. Më shumë ka bërë PSD-ja në impkatin që e ka pasë në vendimarrje në qeveri sesa ju. Unë s’po thom që s’keni ba ju zhurëm ose deputetët tjerë. PSD-ja ta ka anulu një vendim për çështjen e stikersave, por cili është impakti që e ka ba opozita. PSD-ja ka bërë aksione që kanë pasur impakt më të madh.”, i tha Çollaku – deputeti të LDK-së, Driton Selmanajt. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.