Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Conrad Harder do të jetë përforcimi i radhës te Milani

Gazeta10
26 August 2025 - 10:51

Milani ka gjetur sulmuesin e ri të skuadrës, pas shumë alternativave gjatë merkatos së verës.

 

Pas dështimit të Victor Boniface, “Rossonerët” kanë siguruar shërbimet e sulmuesi 20-vjeçar, Conrad Harder.

 

Milani ka arritur marrëveshje me Sportingun për sulmuesin danez, për shumën e 27 milionë eurove, plus bonuset.

 

Harder po ashtu ka rënë dakord për kushtet personale dhe është bindur nga projektiv sportive i skuadrës italiane.

 

20-vjeçari deri më tani në kampionatin portugez ka zhvilluar 31 paraqitje, prej të cilave ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar pesë asistime.

 

Harder iu bashkua Sportingut verën nga kaluar nga Nordsjaelland për shumën e 19 milionë eurove.

 

Qendërsulmuesi shihet si një nga lojtarët më me potencial në futbollin danez.

 

Ai ka debutuar tashmë me kombëtaren daneze në mars të këtij viti, teksa ka qenë pjesë e të gjitha grupmoshave.

 

Zyrtarizmi i Conrad te Milani pritet të bëhet gjatë ditëve në vijim.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.