Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

​Conte e pranon, e dëshironte Van Dijk te Chelsea

Gazeta10
14 February 2024 - 15:20

Ish-trajneri i Chelseat, Antonio Conte e kishte nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij në “Stamford Bridge”, duke e fituar Premier Ligën në fund të sezonit të tij të parë me “Blutë” në sezonin 2016/17.

Chelsea asokohe vendosi një rekord në Premier Ligë për më së shumti fitore brenda një sezoni, me 30 sosh nga 38 ndeshje të zhvilluara në kampionatin anglez, por gjërat nuk vazhduan ashtu edhe në sezonin e dytë të tij.

Në sezonin e tij të dytë te Chelsea, Chelsea përfundoi në pozitën e pestë, duke mos u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Ndërsa fitoi FA Cup në të njëjtin sezon, Conte u shkarkua nga Chelsea në korrik të vitit 2018, dhe u zëvendësua me Maurizio Sarrin.

Tani, Conte beson se Chelsea mund të dominonte në Angli, nëse asokohe do i plotësohej dëshira për transferimin e Romelu Lukakut dhe Virgil van Dijk në verën e vitit 2017.

“Historia ime thotë që unë gjithmonë kam shkuar në klube në situata të vështira me probleme. Gjithmonë kam ndërtuar. Pas sezonit tim të parë te Chelsea, ku ne e fituam titullin, ne mund të ishim bërë dominues në Angli. Biseduam me Romelu Lukakun dhe Virgil van Dijk, dhe me këta dy lojtarë të rëndësishëm, ne do të kishim ndryshuar situatën”, tha Conte.

Chelsea nuk e ka fituar Premier Ligën që nga koha me Conten, dhe ndërsa fitoi Ligën e Kampionëve në sezonin 2020/21, “Blutë” e Londrës po e kanë të vështirë të dominojnë në Angli që kur Conte u largua, pavarësisht se ka përfunduar në pozitën e katërt, katër herë në gjashtë sezonet e fundit. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.