Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Cramon mirëpret vendimin për Pantiqin, kërkon heqjen e barrikadave

Gazeta10
28 December 2022 - 13:49

Raportuesja për Kosovën, Viola Von Cramon, ka thënë se mirëpret vendimin për dërgimin në arrest shtëpiak të policit serbë të arrestuar në Kosovë, Deja Pantiq, raporton Gazeta10.

Cramon ka kërkuar më tej heqjen e menjëhershme të barrikadave si dhe deeskalim të plotë të situatës.

Më tej, ajo ka thënë se e mbështet plotësisht KFOR-in si dhe EULEX-in për punën e tyre.

Këtu keni postimin e plotë:

“E mirëpres me ngrohtësi vendimin e gjykatës për dërgimin e Dejan Pantiqit, polic të Kosovës, në arrest shtëpiak. Kjo duhet të çojë në heqjen e menjëhershme të barrikadave në veri të Kosovës dhe depërshkallëzim të plotë. Mbështetje e plotë për EULEX-in dhe KFOR-in për mbikëqyrjen e tyre”, ka shkruar Cramon në llogarinë e saj në Twitter.

Kujtojmë se në veriun e Kosovës vazhdojnë të jenë të mbyllura disa rrugë meqë serbët lokal atje kanë vendosur barrikada qe më shumë se dy javë.

Institucionet e Kosovës si dhe ato ndërkombëtare kanë kërkuar heqje e tyre si dhe uljen e tensioneve. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.