Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Cristiano Ronaldo merr paralajmërim nga policia pas një incidenti në stadiumin Goodison Park

Gazeta10
17 Gusht 2022 - 17:37

Cristiano Ronaldo ka marrë një paralajmërim nga policia angleze, shkruan Gazeta10.

“Sky Sport” raporton se ylli portugez është paralajmëruar nga policia angleze, pasi i’a theu telefonin një tifozi në ndeshjen kundër Evertonit që u zhvillua sezonin e kaluar në “Goodison Park”.

Ajo përballje u zhvillua më 9 prill të këtij viti, në kuadër të xhiros së 32-të në elitën e futbollit anglez, ku Ronaldo i nervozuar nga disfata i’a dëmton tifozit telefonin.

Cristiano Ronaldo deri në fund të afatit kalimtar veror mund të ndërrojë ambient, pasi ai ka kërkuar largimin nga Manchester United. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.