Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Cuadraro pritet t’i bashkohet Interit

Gazeta10
29 March 2023 - 22:42

Juan Cuadrado do të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni, por jo edhe nga kampionati i Italisë. Reprezentuesi i Kolumbisë pritet të jetë pjesë e skuadrës së Interit për sezonin e ardhshëm, ka raportuar “Calciomercato” të mërkurën.

Cuadrado tashmë ka arritur marrëveshje me Interin, ekip të cilit do t’i bashkohet si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Juventusin në verë. 34-vjeçari do të firmosë kontratë njëvjeçare me Interin, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Ai është pjesë e Juventusit prej vitit 2015, ndërsa në Itali ka luajtur edhe për Fiorentinan, Udinesen e Leccen. Këtë sezon, Cuadrado ka 1 gol e 4 asistime në 32 paraqitje në të gjitha garat.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.