Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Dajaku fajëson gjyqtarin e katërt dhe delegatin për gabimin e sotëm të Llapit

Gazeta10
04 February 2024 - 22:51

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me një super panel.

Studios së emisionit “Kampionët” i rikthehet analisti i përhershëm, Bekim Isufi, të cili i bashkohen edhe Valon Osmani, Arbër Prekazi, Mevlan Zeka, Taulant Dajaku dhe Samir Sahiti.

Opinionisti Taulant Dajaku ka gjetur dy ‘fajtorët’ për gabimin amatoresk të Llapit në ndeshjen ndaj Trepçës ’89.

“Fajtori kryesor për këtë gabim është delegati i ndeshjes, i cili është dashur t’i thotë zyrtarëve të Llapit që nuk kanë të drejtë zëvendësimi më” – tha ai.

Në vazhdim, ai fajtor tjetër për këtë gabim e cilëson edhe gjyqtarin e katërt.

“Një tjetër person që ka faj në këtë mes është edhe gjyqtari i katërt, i cili është kryesori aty për zëvendësimet. Ai mban shënimet dhe nuk është dashur t’i ikë kjo pjesë” – përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.