
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë javë, me një panel shumë interesant, i përbërë nga Bekim Isufi (analist i përhershëm), Ramiz Krasniqi, Taulant Dajaku, Sami Sermaxhaj dhe Gëzim Sveçla.
Në studio po diskutohet për xhiron e fundit të stinorit vjeshtor dhe për selektorin e Kosovës.
E për një ndeshje të Superligës së Kosovës, Taulant Dajaku pati disa kritika majft të ashpra në drejtim të FFK-së.
Dajaku tha se një ndeshje si ajo mes Ballkanit e Prishtinës nuk duhet të i besohet një gjyqtari pa përvojë.
“Nuk mund ta kuptoj ende se si një derbi kaq i madh si Ballkani e Prishtina t’i lihet një gjyqtari pa përvojë në futbollin e Kosovës” – tha ai.