Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Dajaku: Llapi ta vendosë suksesin grupor para atij individual

Gazeta10
07 Prill 2024 - 22:42

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, duke u fokusuar te Superliga e Kosovës dhe ndeshjet e kësaj fundjave.

Të ftuar në studio janë: Ramiz Krasniqi, Jon Ajeti, Qendrim Ismajli, Milaim Berisha dhe Taulant Dajaku.

Taulant Dajaku foli për ndeshjen derbi të kësaj xhiro mes Llapit e Dritës, e cila përfundoi me fitoren e gjilanasve me shifrat 1-0.

Dajaku ka një ‘këshillë’ për skuadrën llapjane, që ai thotë se do ta ndihmojë në vazhdimin e kampionatit.

“Llapi duhet që ta vendosë suksesin grupor para suksesit individuale dhe vetëm në këtë mënyrë mund të gjejë rrugën për te titulli kampion” – tha ai.

Tutje, opinionisti foli edhe për Ballkanin, kundërshtarin e Llapit për titullin kampion.

“Ballkani tashmë veçse e ka marrë pozitën e parë, dhe përvoja e dy sezonave të kaluara besoj që e hedh në ‘pole-position’ për t’u shpallur kampion në Superligë, edhe pse ju kanë larguar disa nga lojtarët kryesor të skuadrës” – tha ai.

Llapi me humbjen e sotme e humbi edhe pozitën e parë në tabelë, duke rënë në vendin e tretë pas Ballkanit dhe Dritës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.