Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Dakaj ironizon: Kjo qeveri i ka subvencionu qytetarët me klima, sot del ju thotë me kursy rrymën

Gazeta10
25 December 2024 - 22:10

Gazetari, Shkelzen Dakaj ka komentuar reduktimet e shumta me energji elektrike që janë duke pësuar qytetarët në komuna të ndryshme të Kosovës.

Dakaj ka kritikuar ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin se po e mbron KEDS-in për çështjen e reduktimeve.

Nuk ka ndodh më herët që ministrja me e mbrojt një kompani”, ka thënë Dakaj.

Tutje, ai ka theksuar se qasja e kësaj qeverie karshi qytetarëve ka qenë paradoksale.

“Paradoksalja tjetër është se tri herë është rrit çmimi i energjisë elektrike. Paramendoni që tri vjet ka dhanë subvencione dhe i ka stimulu qytetarët me ble nxemje të cilat funksionojnë me energji elektrike, me klima edhe sot del edhe ju thotë qytetarëve me kursy energji elektrike”, ka thënë Dakaj. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.