Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Daku mbetet në Rusi, Fiorentina largohet nga gara për shërbimet e tij

Gazeta10
27 August 2025 - 11:27

Mirlind Daku do të vazhdojë të jetë pjesë e Rubin Kazan, të paktën deri edicionin e ardhshëm.

 

Fiorentina kishte shprehur interesim të madh për sulmuesin nga Gjilani, por ky transferim nuk do të ndodhë.

 

Mediumet ruse raportojnë se klubi italian është hërhequr nga gara, pasi Rubin Kazan kërkonte 20 milionë euro për transferimin e tij.

 

Daku në korrik rinovoi kontratën me Rubin Kazan deri në vitin 2029, me pagë prej tre milionë eurove në sezon.

 

Zeniti ishte skuadra e interesuar për Dakun pas përfundimit të sezonit të kaluar, por ky transferim nuk u bë, dyshohet për arsye politike.

 

Daku erdhi te Rubin Kazan në vitin 2023 nga Osijek, për shumën e 1.2 milionë eurove.

 

Që nga ardhja e tij në Kazan, ai ka qenë njëri nga lojtarët kyç të skuadrës dhe njëri nga sulmuesit më të dalluar të futbollit rus.

 

27-vjeçari e ka nisur për mrekulli edicionin e ri në kampionatin rus, ku në gjashtë ndeshjet e para ka shënuar katër gola dhe një asist.

 

Daku është pjesë e kombëtares së Shqipërisë që nga viti 2023, ku deri më tani ka zhvilluar 11 ndeshje me kuqezinjtë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.