
Ka vdekur një nga personat e lënduar nga të shtënat me armë mbrëmë në lokalin “Bon Vivant”, në Prishtinë. Kastriot Ramadani 39 vjeç dyshohet se ka ndërruar jetë, si pasoj e plagosjes së mbrëmshmë.
Viktima vjen nga fshati Zabeli i Ulët i Drenasit. Faqja e këtij fshati në facebook ka njoftuar për vdekjen e bashkëfshatarit të tyre, raporton Gazeta10.
Sot janë publikuar edhe pamjet nga vendi ku ndodhi i gjithë incidenti.