Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dalin pamje të reja të karabinierëve mbi Urën e Ibrit një ditë pas operacionit policor në Veri

Gazeta10
31 Gusht 2024 - 12:31

Sot mbi Urën e Ibrit janë parë vetura të shtuara të forcave italiane që operojnë në kuadër të KFOR-it. Gjithashtu mbi Ibër janë parë edhe një numër i shtuar i karabinierëve.

Radio Evropa e Lirë ka publikuar disa fotografi nga ky zhvillim i sotëm në Urën mbi Ibër.

Ky zhvillim vjen një ditë pas aksionit të djeshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës që rezultoi me mbylljen e komunave paralele në katër qytetet në veri të vendit.

Një lëvizje e tillë e institucioneve të Kosovës ka nxitur reagime të ashpëra të aleatëve, në veçanti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar si aksion të pakoordinuar me asnjë prej aleatëve dhe si veprim provokues. Kundër aksionit kanë reaguar edhe ambasadori gjerman, ai francez, britanik dhe BE-ja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.