Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dalin pamjet e momentit kur kamioni del nga rruga në aksidentin në Veternik

Gazeta10
11 October 2024 - 16:49

11 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur sot në Veternik ku janë përfshirë një kamion dhe 11 automjete.

Kamioni ka dalë prej rrugës duke kaluar në shiritin tjetër të rrugës duke marrë me vete edhe anësoret.

Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ajo ka thënë se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhë një aksident trafiku. Në këtë  aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka deklaruar Ahmeti.

3C572611-FAE0-41F5-98B9-E0D9B41C97B6

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.