Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Dalja në zgjedhje – prin Mitrovica e Veriut, Leposaviqi i fundit

Gazeta10
23 April 2023 - 20:22

Në Veriun e Kosovës janë organizuar zgjedhjet lokale të cilat u karakterizuan me pjesëmarrje të ulët të votuesve.

Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 19:00, kur edhe u mbyllen vendvotimet, numri i votuesve është 1567 apo vetëm 3.4 për qind e të gjithë atyre që kishin të drejtë vote.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut votuan 837 qytetarë apo 4.62 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Në Leposaviq votuan 141 votues apo 1.06 për qind, në Zubin-Potok 385 votues apo 5.78 për qind dhe në Zveçan 204 qytetarë apo 2.92 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.