Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Dani Olmo drejt Real Madridit

Gazeta10
12 May 2023 - 9:51

Sulmuesi spanjoll Dani Olmo është afër largimit nga ekipi gjerman Leipzig.

Siç raportojnë mediat spanjolle, Olmo është bërë objektiv i merkatos për Real Madridin të cilët janë duke e ndjekur nga afër atë dhe mund të planifikojnë një lëvizje në rast se Asensio vendos të largohet nga kampi madrilen.

Kontrata aktuale e Olmos me Leipzig skadon në qershor të 2024-ës, dhe 25-vjeçari nuk ka shprehur interesim për ta zgjatur atë edhe më tutje.

Për këtë arsye ai është bërë opsion për shumë klube të mëdha në Evropë, dhe Leipzig mund të detyrohet ta shesë atë me një çmim relativisht të ulët.

Thuhet se klubi gjerman është duke kërkuar rreth 30-40 milionë euro për ta lënë të lirë Olmon në fund të sezonit.

Spanjolli u transferua tëk Leipzig në vitin 2020 për shumën e 29 milionë eurove, pas një aventure në kampionatin kroat me Dinamo Zagrebin.

Kujtojmë se Olmo fillimisht ishte pjesë e akademisë së Barcelonës, ku aty qëndroi për 7 vite.

Këtë sezon ai është paraqitur në 28 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar 5 gola e ka bërë 9 asistime.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.