Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Dardan Molliqaj akuzon Alban Zogajn për mandat me “vota të vjedhura”: Nuk ia pranoj opozitës manipulimin e votës

Gazeta10
26 February 2026 - 22:14

Kryetari i Partia Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka hedhur akuza të rënda ndaj deputetit Alban Zogaj, duke pretenduar se ai është bërë deputet me “vota të vjedhura masivisht”.

Molliqaj në Politiko tha  se Zogaj ka përfituar mandat përmes, siç u shpreh ai, “krimit të organizuar të Lidhjes Demokratike e Kosovës”.

“Kjo është e vërtetë, nuk jam duke rrejtë unë. Kam thënë që kur kanë dalë rezultatet e votës së diasporës me postë. Ju e dini se jam kundërshtar i pushtetit, por nuk mundem me ia pranu opozitës vjedhjen e votës,” është shprehur Molliqaj.

Ai ka shtuar se, sipas tij, edhe në zgjedhjet e fundit është konfirmuar se ka pasur vjedhje vote dhe se Zogaj ka qenë përfitues i atyre votave.

Deklarata e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.