Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

“Dardanet” kërkojnë fitoren e parë në Ligën e Kombeve

Gazeta10
27 October 2023 - 12:06

Futbollistet e Kosovës do ta kërkojnë fitoren e parë në Ligën e Kombeve. “Dardanet”, të premten përballen me Maqedoninë e Veriut në kuadër të Grupit 5 të ligës C të Ligës së Kombeve.

Kjo ndeshje zhvillohet në Shkup dhe nis në orën 13:00. Për Kosovën, kjo do të jetë ndeshja e dytë në Ligën e Kombeve pas barazimit pa gola në udhëtim te Bullgaria muajin e shkuar.

Kosova është grumbulluar në fillim të kësaj jave, pasi këtë muaj do t’i luajë dy ndeshje në kuadër të kësaj gare.

Më 31 tetor, në Prishtinë, do të përballet sërish me Maqedoninë e Veriut, që zë vendin e fundit në tabelë pa pikë.

Bullgaria i prin grupit me 4 pikë dhe një ndeshje më shumë të luajtur se Kosova e Maqedonia e Veriut.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.