
Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se arritja e zgjidhjeve përmes dialogut është kritike për integrimin europian, raporton Gazeta10.
Nga DASh është thënë se kjo është kritike për të dyja vendet.
“Arritja e zgjidhjes përmes dialogut është kritike për të dyja vendet në rrugën e tyre drejt integrimit evropian”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës.
Tutje, Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit ka thënë se është bërë një punë e palodhshme e përfaqësuesit special të BE-së teksa ka inkurajuar dy shtetet që të ecin përpara në mënyrë paqësore.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se “Bazuar në angazhimet e të dyja palëve dhe punën e palodhur të Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian, ne inkurajojmë Serbinë dhe Kosovën që të marrin një rol aktiv dhe të ecin përpara në mënyrë paqësore”. / Gazeta10