
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gramos Agusholli u ndalua për katër orë nga autoritetet serbe në pikëkalimin kufitar në Merdarë.
Ky veprim i palës serbe, sipas ekspertit të sigurisë, Arben Dashevci nuk sjell risi, pasi Serbia ende vazhdon të mos i respektoj të drejtat ndërkombëtare ndaj shteteve tjera.
Dashevci në emisionin “Gazeta” përmendi evitimin e këtyre pikave kalimtare, në mënyrë që mos të ndodhin incidente e arrestime të ngjajshme.
“Nuk është rasti i parë sepse Serbia nuk po e respekton asnjë të drejtë ndërkombetare me forcat e saj represive. Shumë e shumë njerëz, si të politikës, si policë e ushtarë janë ndaluar e arrestuar prej atij sistemi autokrat në Serbi. Në këto raste, apeli duhet të jetë që nëse keni mundësi ta anashkaloni atë rrugë, sepse mund të ndodh ndonjë incident”, deklaroi ai.