
Situata e sigurisë në veri të Kosovës vlerësohet të jetë e qetë.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Arben Dashevci thotë se situata në veri të Kosovë është e qetë.
Sipas tij, në veri jetohet si në Prishtinë, raporton gazeta10.
Në emisionin ‘Raporti’ në Kanal10, Dashevci thotë se në veri nuk ka nevojë as për një panik të vetme.
“Qetësia po mbretëron në veri të Kosovës. Nuk ka asnjë arsye për të pasur panik. Në veri jetohet si në Prishtinë”, ka thënë Dashevci. /Gazeta10/