
Akuzave të Lidhjes Demokratike të Kosovës rreth punësimeve familjare në komunën e Podujevës, kryetari Shpejtim Bulliqi i është përgjigjur duke i quajtur dezinformata të kulluara.
Bulliqi i ftuar në emisionin “Raport”, me Naim Sadikun ka thënë se Podujeva është e vogël dhe është normale që ata të cilët pranohen të punë të kenë lidhje familjare me njerëzit e pushtetit.
“Ata të cilët po i përmendin këto dasma, kanë bërë dasma për 22 vite në Podujevë”, ka thënë tutje Bulliqi.
Ai tha që po bëjnë përpjekje që punësimi të jetë meritor. Bulliqi mohoj se djali i baxhanakut të tij është punësuar në QKMF.