
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me zhvillimet rreth Ligjit për Gjykatën Speciale.
Haradinaj ka kritikuar si sponsorët e këtij ligji, ashtu edhe ata që po kërkojnë tërheqjen e tij, duke shprehur dyshime për veprimet dhe qëndrimet e tyre.
Në reagimin e tij, Haradinaj ka shkruar:
“Duket hapur që sponzorizuesit e ligjit për Gjykatën Speciale dhe po ashtu tërheqësit e këtij ligji, s’po dinë as çfarë kanë bërë e as çfarë po bëjnë. Qofsha gabim unë.”
Reagimi i tij vjen në kohën kur Ligji për Gjykatën Speciale dhe procedurat për rishqyrtimin e tij po diskutohen në Kuvendin e Kosovës.