
Daut Haradinaj ka deklaruar në emisionin “Politiko” se nuk synon pozita të larta politike dhe se objektivi i tij kryesor mbetet anëtarësimi i Kosovës në NATO.
Haradinaj tha se gjithmonë e ka parë veten si përfaqësues të qytetarëve dhe mbështetës të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, por jo si njeri që kërkon poste politike.
“Unë nuk jam i interesuar për pozita. Nuk kam pasur pretendime as në zgjedhjet e kaluara dhe nuk kam as tani”, deklaroi ai.
Ai shtoi se në të ardhmen e sheh veten jashtë skenës politike, duke theksuar se hyrja e Kosovës në NATO do të ishte përmbushja e misionit të tij personal dhe historik.
“Në momentin që Kosova bëhet pjesë e NATO-s, për mua përfundon misioni personal dhe politik”, u shpreh Haradinaj.
Sipas tij, pas shpalljes së pavarësisë, anëtarësimi në NATO do të ishte hapi më i madh për shtetin e Kosovës.
Lajmin e plotë mund ta gjeni në video.