Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Daut Haradinaj nis kampanjen e re: Çka mbet kur fëmijet tanë të ikin?

Gazeta10
04 Shkurt 2025 - 15:53

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së Daut Haradinaj, e ka nisur pjesën e dytë të kampanjes së tij “Çka mbet?”.

Ky angazhim i tij, vjen në një kohë kur shumica e të rinjve e mendojnë emigrimin si opsion për kushte më të mira, ajo çka prindërit e tyre duan është t’i shohin fëmijët të punojnë e të krijojnë familje në Kosovë, në vendin e tyre.

Haradinaj flet për emocionet e pa përjetuara në mungesë të fëmijëve të tyre.

Kampanja shfaq momente si: dëshirën e të rinjëve për të qëndruar në vendin e lindjes, por edhe një ndjenjë të fortë të mungesës së mundësive për të krijuar një jetë të qëndrueshme këtu.

Daut Haradinaj, shpesh edhe në tubime elektorale, vazhdimisht ka theksuar se është koha që të krijohen kushte më të mira për të rinjtë që ata të qëndrojnë në Kosovë.

Ai beson se është e nevojshme të krijohen mundësi për zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të punës, që t’i ndihmojë ata të kontribuojnë për atdheun dhe të ndjehen të sigurt në vendin e tyre.

Në fund, kampanja “Çka mbet?” është një thirrje për të gjithë qytetarët e Kosovës: Çka mbetet, kur rinia ikën dhe kur vendi mbetet i zbrazët? A mund të ndryshojmë këtë realitet dhe të ndihmojmë që të rinjtë të kenë mundësi për të qëndruar dhe kontribuar në ndërtimin e një Kosove më të fortë dhe më të qëndrueshme?./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.