
Manchester Unitedi i është bashkuar garës për sulmuesin e Lillet, kanadezin Jonathan David, përcjell “Sky Sports” të martën.
Mësohet se Unitedi tashmë ka nisur negociatat me ekipin francez dhe marrëveshja mes klubeve pritet të arrihet brenda këtij muaji. Unitedi është në kërkim të një sulmuesi dhe për Davidin ka shprehur gatishmëri për të ofruar të paktën 50 milionë euro.
David po pëlqehet shumë nga trajneri Erik ten Hag, i cili po e sheh si partner ideal për Rasmus Hojlundin në sulm.
David 23-vjeçar është këtë edicion ka vazhduar me formë të mirë, ndërsa është pjesë e Lillet prej vitit 2020. Në 24 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, David ka shënuar dhjetë gola dhe ka asistuar gjashtë herë. Ai ka kontratë me skuadrën franceze deri në verën e vitit të ardhshëm.