
Gianni De Biasi nuk do të jetë më trajner i Kombëtares së Azerbajxhanit.
Tekniku italian është larguar nga drejtimin i reprezentacionit azer pas përfundimit të kontratës.
De Biasi, trajneri italian që shkroi historinë me Shqipërinë, nuk regjistroi ndonjë sukses me Azerbajxhanin, raporton gazeta10.

Tashmë De Biasi është një trajner i lirë dhe është i gatshëm të dëgjojë ofertat që pritet të vijnë për të.
Gazeta10 ka komunikuar me De Biasin. Ai ka konfirmuar se është i gatshëm të marrë drejtimin e Kombëtares së Kosovës për të synuar kualifikimin për botërorin e ardhshëm.
Mirëpo, ai ka thënë se nuk është kontaktuar nga askush prej Federatës së Futbollit të Kosovës.

Pas dështimit për t’u kualifikuar në ‘Euro2024’ dhe humbjes së mbrëmshme nga Bjellorusia, e ardhmja e Primoz Gliha të Kosovë është në pikëpyetje. /Gazeta10/