Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

De Gea: Manchesteri në rrugë të duhur, por nuk mjafton ende

Gazeta10
23 Prill 2023 - 22:16

Portjeri i Manchester United, David De Gea është i lumtur me progresin e skuadrës këtë sezon por thotë se “Djajtë e Kuq” duhet të bëjnë më shumë.

Skuadra e Erik ten Hag do të luajë në finale të FA Cup ndaj Manchester Cityt me datë 3 qershor pasi mposhtën në finale Brightonin në penalti. Ndeshja përfundoi pa gola edhe pas vazhdimeve, dhe duheshin penaltitë për të vendosur fituesin. Victor Lindelof shënoi penaltinë vendimtare, pasi Solly March kishte gabuar paraprakisht për Brightonin, dhe De Gea ishe mjaft i lumtur teksa skuadra e tij u kualifikua për një finale tjetër.

 “Ishte një ndeshje mjaft e barabartë dhe ne luajtëm ndaj një ekipi shumë të mirë. Brighton luan me të vërtetë futboll të mirë. Ne jemi tani në finale por kemi një tjetër ndeshje të madhe të enjten kështu që duhet të shkojmë në shtëpi dhe të rikuperohemi.”, u shpreh ai për BBC Sport.

Manchester United do të përballet me rivalët Manchester Cityn në finale. Këto dy skuadra janë takuar dy herë më herët këtë sezon në Premier League. Ekipi i udhëhequr nga Ten Hag fitoi 2-1 në “Old Trafford” në janar por u mposhtën me rezultat të thellë 6-3 në “Etihad” në tetor.

United do të tentojë të fitojë trofeun e dytë këtë sezon, pasi më herët ata kishin fituar “Carabao Cup” ndaj Newcastle në muajin shkurt, teksa objektiv i tyre gjithashtu mbetet top katërshja në Premier League.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.